Sot mbahet dita e dytë e homazheve në nder të Kryepeshkopit Anastas, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së shtunës.
Homazhet po zhvillohen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku do të jenë të pranishëm mitropolitë, përfaqësues nga ambasadat, delegacioni i Vatikani, si dhe liderë të Kishave të Krishtera ndërkombëtare.
Arkëmotri me trupin e pajetë të Kryepeshkopit mbërriti dje në Shqipëri dhe pas homazheve në Gjirokastër, do të zhvillohet ceremonia mortore më 30 janar. Kryepeshkopi do të prehet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, sipas amanetit të tij.