-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manastirliu: Diplomë dyfishë dhe partneritete, ndërkombëtarizohen universitetet

Kryesoret

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, theksoi se ndërkombëtarizimi i universiteteve shqiptare ka ndodhur me hapa të mëdhenj, përmes programeve të përbashkëta, diplomave dyfishe dhe hapjes së kampuseve.

Ajo përmendi partneritetet strategjike me universitete prestigjioze evropiane dhe amerikane, si Instituti i Teknologjisë Rochester dhe Universiteti Politeknik i Stambollit, si dhe ngritjen e cilësisë në arsim dhe kërkimin shkencor.

“Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë fushën e arsimit të lartë në Shqipëri, hapet një akademi e re, një institucion i arsimit të lartë që vjen në partneritet strategjik me një prej universiteteve më prestigjioze në fushën e teknologjisë që është Instituti i Teknologjisë Rochester në SHBA. Akademia Amerikane e Teknologjisë së Tiranës është institucioni më i ri, i cili do të hapë dyert në shtator 2025 në dy programe. Ne jemi krenar që kolanës së gjithë institucioneve të arsimi të lartë i shtohet edhe ky institucion prestigjioz që vjen në kuadër të qëllimit tonë strategjik për të ridimensionuar, për të bërë më cilësore dhe me standarde ndërkombëtare.

Programi i ndërkombëtarizmit po aplikohet prej disa vitesh. Po ecim me vendosmëri dhe shpejtësi për të siguruar që IAL jo vetëm të kenë partneritete strategjike me universitete prestigjioze në Evropë dhe përtej, por mbi të gjitha të rrisin cilësinë e stafeve akademike dhe mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në vendin tonë.

Në më pak se dy vite janë bërë hapa të mëdhenj sa i përket programit të ndërkombëtarizimit, një proces që nuk është i lehtë, por frytet e vet i ka të mëdhenj në funksion të asaj që ne duam të prodhojmë. E para të ndërtojmë kapitalin njerëzor drejt dijes dhe profesionalizimit.

Ndërkombëtarizimi tashmë ka ndodhur, jo vetëm përmes programeve të përbashkëta, diplomave dyfishe që kanë filluar në universitete tona publike dhe jo publike, por mbi të gjitha me kampuset dhe filialet e universiteteve që kanë filluar të hapen në Shqipëri. Kemi nisur me Kolegjin e Evropës që ka hapur dyert këtë vit. Kemi hapur kampusin në Gjirokastër të Universitetit në distancë të Spanjës, ku kanë nisur edhe aplikimet. Po bëjmë përpjekje për të ngritur në një nivel të ri universitetet tona, sic është partneriteti me Universitetin Boku të Vjenës dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës. Jemi duke punuar që në Universitetin Politeknik të kemi degë të studimit të universitetit teknologjik të Francës. Jemi duke punuar me Universitetin teknik të Stambollit për të patur programe të studimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës” tha ministrja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit