Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar projekti për krijimin e “Durana Tech Park”. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bendi Gonxhja u shpreh se synimi është krijimi i një mjedisi të veçantë ekonomik e teknologjik që ofron kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara. Sipas tij, në fokus është nxitja e investimeve vendase e të huaja, si dhe krijimi i një territori me regjim fiskale e doganore të lehtësuara.