-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshjet e dendura të shiut, bashkia e Durrësit: Rrugët më problematike

Kryesoret

Reshjet e shiut kanë përfshirë sot të gjitha qytetet e Shqipërisë. Bashkia e Durrësit ka reaguar rreth situatës së reshjeve duke lajmëruar se punonjësit e ndërmarrjeve dhe mjetet e rënda, zjarrfikësit, policia bashkiake janë në terren aty ku ka nevojë për ndërhyrje emergjente.

Probleme paraqiten në rrugët: “Mbreti Gert”, “Hysen Kertusha”, “Abaz Çelbkupa”, Neki Libohova”, “Dalip Peza”, “Hysen Myshketa”, “Jahja Ballhysa”, “Vollga”, “Asti Gogoli”, “Mbreti i Arbërit”, “Jusuf Myzyri”, zonën pranë stadiumit në disa rrugë të plazhit dhe Shkozetit, tek Ura e Dajlanit, nënstacioni elektrik në Rrashbull, si dhe rruga hyrëse në Sukth dhe disa parcela bujqësore në këtë njësi.

Gjithashu sitata më problematike parqitet në njësinë administrative 6 në akset kryesore dhe në a në akset kryesore dhe disa rrugë dytësore. Po kështu në njësinë 6 dhe pranë rrugës së kolaudimit në Shkozet uji ka hyrë edhe në disa prej banesave. Në zona të tjera të Sukthit dhe Katundit të Ri ku ka përfunduar rehabilitimi i argjinaturave situata është normale.

Aktualisht po punohet në të gjitha zonat ku ka probleme dhe sidomos për largimin e ujit nga banesat. Vijon kontrolli i vazhdueshëm i sistemeve të kanaleve kulluese dhe gjendjes funksionale të hidrovorëve, po monitorohet vazhdimisht argjinatura e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë si dhe janë në gatishmëri të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit