Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka quajtur të papranueshëm propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Egjipt ose Jordani.
“Çdo plan zhvendosjeje, ideja se qytetarët e Gazës do të dëbohen prej andej në Egjipt apo Jordani, janë të papranueshme”, tha Scholz.
Ai ka theksuar se Gjermania mbështet një zgjidhje të bazuar në dy shtete dhe se shpresat për paqe nuk duhet të humbasin.
“Shpresa e brishtë për paqen që tani është e mundur nuk duhet të humbasë”, tha Scholz.
Scholz gjithashtu ka kërkuar që Autoriteti Palestinez të marrë përgjegjësinë për Gaza.