Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez me anë të një postimi në rrjetin e saj social shfaqi shqetësimin e saj për dëbimin e meksikanëve. Në lidhje me këtë shqetësim të Gomez, ka reaguar kandidati republikan për Senat në 2018 nga Utah, Sam Parker. Ai shkruan në Twitter: Duhet të dëbohet Selena Gomez.
Pas kësaj Gomez iu përgjigj Parkerit me humor: “Oh zoti Parker, faleminderit për të qeshurën dhe kërcënimin”.
Gomez ka folur më parë për historinë e emigrantëve në familjen e saj dhe për sakrificat që ata bënë, duke përfshirë rrugën e vështirë të tezes së saj për të kaluar kufirin në një kamion.