Tinguj të çuditshëm janë kapur nga satelitët e NASA-s, duke ardhur nga 100 mijë km larg Tokës. Shkencëtarët besojnë se këto janë valë kozmike, ndoshta të gjeneruara nga shpërthime plazme.
Tingujt ngjajnë me cicërimën e zogjve dhe mund të prodhojnë rryma elektromagnetike që janë kapur më pas nga antenat radio të Tokës. Ky zbulim mund të ketë rreziqe për satelitët dhe mund të ketë ndikim të madh për mjetet hapësinore, për shkak të energjisë jashtëzakonisht të lartë që mbartin.
Shkencëtarët janë ende të paqartë për natyrën dhe origjinën e këtyre valëve misterioze.