Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të martën, duke kufizuar ndërrimin e gjinisë për personat nën 19 vjeç. Në një deklaratë, Trump tha se politika e SHBA-së do të ndalojë financimin, sponsorizimin dhe mbështetje për “tranizicionimin” e fëmijëve nga një gjini në një tjetër. Ai gjithashtu nënvizoi se do të fuqizohen ligjet që kufizojnë këto procedura, të cilat ai i cilësoi si të dëmshme dhe ndryshuese të jetës.
Në një urdhër të mëparshëm të hënën, Trump kërkoi që Pentagonin të rishikojë politikat për pranimin e transgjinorëve në ushtri, një hap që mund të çojë në largimin e tyre nga shërbimi ushtarak. Urdhri gjithashtu kërkon që programet e sigurimeve të menaxhuara nga shteti, si TRICARE për familjet ushtarake dhe Medicaid, të përjashtojnë mbulimin e kujdesit të lidhur me ndërrimin e gjinisë. Ai kërkoi gjithashtu nga Departamenti i Drejtësisë që të ndjekë procese ligjore për të kundërshtuar këtë praktikë.