Bashkia e Tiranës ka nisur prej 1 janarit 2025 subvencionimin 100% të biletës për pensionistët, duke ofruar mundësinë e marrjes së abonimeve falas.
Për të lehtësuar procesin, janë shtuar sportelet ku pensionistët mund të tërheqin abonenë, përfshirë kioskat në disa pika strategjike të qytetit.
Qytetarët tashmë të regjistruar në portalin e përfitimit të Abonesë së Pensionistit, duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës në pikat e mëposhtme për pajisjen me Abone Pensionisti:
1. Kioska te Biblioteka Kombëtare, rr. “Luigj Gurakuqi”
2. Kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rr. “Muhamed Gjollesha”
3. Kioska te Stacioni i Trenit”, rr. “Reshit Petrela”
4. Kioska te 15 Katëshi, rr. “Urani Pano”
5. Kioska te Brryli, blv “Zhan d’Ark”
6. Kioska pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”
7. Kioska në rr. “Llazi Miho” te stacioni i linjës nr.15 Kombinat-Kinostudio
8. Kioska në rr. “Hoxha Tahsim” te Kubi.
Ky shërbim do të përfitohet nga mbi 177 mijë pensionistë.