Mbrëmjen e sotme do të luajnë ekipet e Ligës së Europës, ku tre futbollistë të Kombëtares shqiptare do të jenë në fushë.
Nedim Bajrami me Rejnxhërs do të presë Sent Zhiuaz në shtëpi, një ndeshje e rëndësishme për skocezët dhe pritet të jetë titullar.
Ndërkohë, Ernest Muçi me Beshiktashin do të përballen me Tuenten në transfertë, një duel direkt për një vend në play-off. Elseid Hysaj do të jetë në fushë me Lacion në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Bragës, pas sigurimit të kualifikimit.