Kreu i Demokratë Euroatlantikë Lulzim Basha ka shprehur se nuk do të krijojë parti të re. Basha në një intervistë ka tha se do të marrë pjesë në zgjedhje me listën e tij të kandidatëve dhe me programin e tij.
“Nëse bëhet fjalë për teknikalitet ligjore, ne e kemi marë një vendim tashmë që ne do të hymë me një koalicion. Duke përdor mundësitë që na japin partitë e koalicionit për të bërë formalitetet e nevojshme për KQZ. Për ne ky është një teknikalitet ligjor dhe mund t’ju them që juristët tanë e kanë gjetur rrugën se si do t’i japim përgjigjen e duhur përpjekjes për t’ju imponuar vullnetit tonë si demokratë euroatlantikë. Pra, një gjë që mund të garantoj sot është që ne do të jemi në zgjedhje me listën tonë, me programin tonë, me kandidatët tanë dhe mund të them që në këtë proces jemi të avancuar”, ka shprehur Basha.
Ai ka nënvizuar se Partia Demokratike nga Sali Berisha është në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese me ndihmën e Ramës.
“Nuk do të krijojmë një parti të re, sepse ne e kemi një parti që është Partia Demokratike që është e uzurpuar nga zoti Berisha në këndvështrimin tonë në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese, me ndihmën e zotit Rama.
Dhe do t’i shkojmë kësaj beteje deri në fund. E kemi në Gjykatë të Lartë, presim që Gjykata e Lartë të japi drejtësi, por në çdo rast jemi të vendosur dhe të përgatitur t’i shkojmë kësaj beteje deri në fund, deri kur të jetë e nevojshme, deri në Strasburg po të jetë e nevojshme.”, ka thënë Basha.