Një e moshuar ka humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në banesën e saj në fshatin Shtëmajë, në Njësinë Administrative Bradashesh.
Ngjarja ndodhi ndërsa e moshuara jetonte e vetme, ndërkohë që fëmijët e saj ndodhen në emigracion.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës mbërritën shpejt, por nuk mundën të shpëtonin jetën e saj.