-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lamtumira e Janullatosit përmes fotove

Kryesoret

Në Katedralen Ortodokse në Tiranë po zhvillohet ceremonia e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Qytetarë të shumtë ortodoksë nderuan Kryepeshkopin, duke kryer homazhe, ndërkohë që në Katedralen Ngjallja e Krishtit u mblodhën dhe personalitete nga vendi dhe bota.

Në ceremoni mori pjesë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i shoqëruar nga pesë ministra të kabinetit të tij. I pranishëm është Presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës Sali Berisha, etj.

Fjala hapëse në ceremoninë e lamtumirës për Kryepeshkopin dhe mesha në nderim të tij do të mbahet nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu. Pas tij do të mbajë fjalën përshëndetëse Mbikqyrësi i Fronit Kryepiskopal, hirësi Joanit, Mitropolit i Korçës.

Fjalim pritet të mbajë dhe Kryetarit i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave, Heinrich Bedford-Strohm, mbesa e Janullatos, Roksani Janoullatos, si dhe kryeministrat Mitsotakis e Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit