Ditën e sotme i jepet lamtumira Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Ceremonia mortore do të nisë në orën 11:00, në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore. Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në vendin tonë, në një vend të posaçëm brenda kishës. Ceremonia po drejtohet Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu në katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Bartolomeu do të mbajë fjalimin e parë dhe do të drejtojë meshën.
Në ceremoninë mortore marrin pjesë liderët e Kishave Ortodokse në botë, krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, si edhe të Greqisë. I pranishëm ndodhet edhe kryeministri grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, lideri i opozitës greke, por edhe Kryepeshkopi i Athinës.