-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nën hetim, Meloni: Gjyqtarë që duan të bëjnë punën e qeverisë

Kryesoret

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ftuar në eventin La Ripartenza, në Milano foli për hetimin e nisur ndaj saj lidhur me lirimin nga burgu të gjeneralit libian, Osama Almasri. Meloni ka shprehur se ky veprim është i dëmshëm për Italinë.

“Ajo që po ndodh është e dëmshme për kombin, për mundësitë e tij dhe kjo më çmend mua. Bota është rikthyer të fokusohet në Itali, në bizneset tona, diçka ka ndryshuar. Ka një qeveri që po përpiqet të krijojë kushte besueshmërie dhe stabiliteti. Në këtë skenar dje e gjej veten në faqen e parë të Financial Times me lajmin se jam hetuar dhe nëse në Itali qytetarët e kuptojnë në mënyrë perfekte se çfarë po ndodh”, tha Giorgia Meloni, raporton “Corrier Della Sera”.

Ajo ka shpërthyer në sulme ndaj sistemit gjyqësor dhe ka shprehur se se këto gjyqtarë duan të përfshihen në politikë, le të marrin pjesë në zgjedhje.

“Le të marrim se çfarë bën një pjesë e vogël e gjyqësorit. Disa gjyqtarë, duan të vendosin politikat industriale, mjedisore dhe të imigracionit, si dhe të reformojnë drejtësinë. Ata duan të sundojnë. Por ka një problem, nëse unë bëj një gabim italianët më dërgojnë në shtëpi, nëse ata bëjnë një gabim askush nuk mund të bëjë apo të thotë gjë. Në asnjë vend tjetër të botës gjërat nuk funksionojnë kështu; Nëse disa gjyqtarë duan të qeverisin, duhet të kandidojnë për poste. Unë nuk do të lëshoj asnjë centimetër derisa të di që shumica e italianëve janë me mua”, ka thënë Meloni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit