Një tjetër përplasje avioni kishte ndodhur në lumin Potomac, në Uashington, 43 vjet më parë, ku një aeroplan i Air Florida u rrëzua pas ngritjes, duke shkaktuar 78 të vdekur.
Fluturimi 90, i nisur për në Fort Lauderdale, goditi një urë dhe u përplas në lumin e ngrirë.
Në bord ishin 70 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa 4 persona të tjerë humbën jetën në makinat e tyre në urën ku ra avioni.
Hetimi i autoriteteve amerikane e gjeti fajtor pilotin për mos anulimin e fluturimit, pavarësisht kushteve të pafavorshme dhe neglizhencës në pastrimin e avionit nga akulli dhe bora.
Qeni i bllokoi fluturimin, patinatori amerikan shpëton nga tragjedia ajrore në Uashington