Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva ka paralajmëruar administratën amerikane të Trump se në rast ndryshimesh tarifash ndaj produketeve braziliane, do të kenë kundërpërgjigje.
Ai u shpreh se e ka uruar presidentin Trump për fitoren dhe se të dy duhet të kenë respekt për njëri- tjetrin pasi janë zgjedhur në mënyrë demokratike.
“Është shumë e thjeshtë: nëse ai takson produktet braziliane, ne do të hakmerremi,” deklaroi Lula gjatë një konference për shtyp në Brazil.
Lula gjithashtu kritikoi vendimin e presidentit amerikan për të tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke e quajtur atë një “kthim prapa për qytetërimin njerëzor”.
“Refuzimi i Marrëveshjes së Parisit dhe ndalimi i financimeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë janë hapa prapa për njerëzimin,” tha ai.