Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabisit Linda Pustina nënshkruan ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi për “Shkëmibim informacioni në kuadër të kontrollit, inspektimit dhe monitorimit të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabisit.
Palët do të angazhohen që të bashkëpunojnë në rast të shkeljes së ligjit që lidhet me përdorimin e cannabist mjekësor, të shkëmbejnë informacione për veprimtaritë paligjshme të lidhura me kultivimin, prodhimin, shpërndarjen dhe përdorimin e cannabis-it mjekësor si dhe të verifikojnë pasurinë e figurës së punonjësve të AKKC-së ose subjekteve të licencuara.
Për zbatimin e marrëveshjes AKKC dhe Prokuroria do të krijojnë një Grup Koordinues të Përbashkët, i cili do të organizojë takime periodike për të shqyrtuar progresin dhe për të adresuar sfidat e mundshme në implementimin e angazhimeve të përbashkëta.