Kryeministri Edi Rama ndau një video nga Spitali Universitar i Traumës, ku janë bërë investime të reja në Shërbimin e Neurokirurgjisë.
Ai theksoi se janë instaluar pajisje të avancuara teknologjike, që mundësojnë trajtimin e patologjive me saktësi të lartë, duke përmirësuar shërbimin për pacientët.
“Mirëmëngjes dhe me investimet e reja në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë instaluar pajisje me teknologji të avancuar që mundësojnë trajtimin e patologjive delikate me saktësi maksimale, duke ofruar gjithnjë e më shumë shërbim shëndetësor cilësor për të gjithë pacientët që drejtohen në këtë spital, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.








