Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë me anë të një postimi në platformën X ka reaguar në lidhje me tragjedinë ajrore në Washington DC, SHBA.
MEPJ shpreh ngushëllimet për familjet e prekura, popullin amerikan dhe qeverinë.
“Tragjedia rrëqethëse në Washington DC na ka lënë thellësisht të pikëlluar. Ngushëllimet tona më të sinqerta dhe solidariteti ynë shkojnë për familjet e prekura, popullin amerikan dhe qeverinë pas këtij aksidenti ajror tragjik. Mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje shkatërruese”, thuhet në reagimin e MEPJ.
Nga kjo tragjedi humbën jetën 67 persona, ku 64 ndodheshin në bordin e avionit dhe tre ishin akuipazh të helikopterit ushtarak.
Çfarë panë dëshmitarët dhe çfarë dihet deri tani për tragjedinë në SHBA?
Avioni përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë Uashingtonit, raportohet për viktima