-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen dy policë, njëri i dehur, tjetri përplasi dy kalimtarë

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy efektivë policie për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor A. K, me detyrë në Forcën e Posaçme Shqiponja, në Komisariatin e Policisë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të mjetit tip “Mercedes Benz” në qytetin e Sarandës, është përplasur me mjetin tip “Wolksvagen”, duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv.


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër) ka bërë ndalimin me iniciativë të punonjësit të policisë Inspektor H. D., 53 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Has, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Ndalimi me iniciativë i punonjësit të policisë u krye pasi duke drejtuar automjetin e tij Volkswagen në rrugën ”Demokracia” në qytetin Krumë, ai ka përplasur dy këmbësoret shtetaset M. G, 43 vjeçe dhe Z. G., 78 vjeçe, të cilat janë duke marrë ndihmë mjekësore” njofton AMP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit