Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për emigrantët që po regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Ai ka theksuar se personat që numri personal në dokumentet e identifikimit përfundon me shkronjat ‘O’ ose ‘Q’, duhet të kenë kujdes të mos i ngatërrojnë këto shkronja me numrin ‘0’.
Postimi i Celibashit:
Këshilla Me Rëndësi – Kur Numri Personal ju del ‘Jo i Saktë’ ose ‘I Pavlefshëm’
Çfarë duhet të bëni? Lexoni në vijim dhe shpërndajeni për miqtë tuaj!
📌 Sigurohuni që numri personal të fillojë me shkronje të madhe dhe të mbarojë me shkrojnë të madhe dhe të ketë 10 karaktere. Numri personal hapet me gërmë kapitale – ndiqet nga 8 shifra – mbyllet me gërmë kapitale.
Numri personal ndodhet poshtë në të djathtë të pasaportës ose letërnjoftimit tuaj.
📌 Bëni Kujdes! Numrat personalë që perfundojnë me shkronje e madhe “O” të mos ngatërrohen me numrin zero “0”.