Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas hapjes së hetimit ndaj saj për rastin e lirimit të gjeneralit libian Osama Almasri, duke e cilësuar si një dëm për kombit italian. Ajo shprehu shqetësimin për hetimin dhe tha se kjo po çmendte.
“Ajo që po ndodh është dëm për kombin, për mundësitë e tij dhe kjo më çmend.” Kështu u shpreh kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Ndërkohë, opozita italiane e akuzon Melonin për përgjegjësi në këtë situatë, duke thënë se Italia është nën shantazhin e një krimineli të rrezikshëm.
“Osama al Najem, i njohur si Almasri është një personazh i rrezikshëm dhe si i tillë është shoqëruar në vendin e tij të origjinës, pra në Libi me një avion shtetëror dhe ai nuk mund të hipte në një avion, duke pasur parasysh rrezikun”, deklaroi Mattarella.