Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nga nesër, 1 shkurt, do të vendosen tarifa 25% për importet nga Kanada dhe Meksikë, dhe 10% për Kinën.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, bëri të ditur këtë masë, ndërkohë që presidenti Donald Trump kërcënoi gjithashtu grupin e BRICS-it me tarifa 100% nëse këto vende largohen nga dollari amerikan si monedhë ndërkombëtare pagese.
Trump deklaroi në rrjetet sociale se SHBA do të kërkojë angazhim nga vendet e BRICS-it për të mos krijuar ose mbështetur një monedhë të re.