Kuvendi miratoi nismën e socialistëve për shtyrjen deri më 31 dhjetor 2026 të afatit për aplikimin për investime strategjike. Kjo nismë ka qenë në qendër të akuzave nga opozita për abuzime të shumta në bregdet.
“Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, u prezantua nga deputetja Pranvera Resulaj.
Resulaj vuri në dukje se ky projekt është një mundësi shumë e mirë për zhvillimin ekonomik të vendit, i cili parashikon zgjatjen e afatit për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese, që dëshirojnë të përfitojnë lehtësirat e parashikuara nga ligji “Për investimet strategjike”.
Gjithashtu, shtoi se ka një interes shumë të lartë të subjekteve për investime, dhe fluksi dhe stoku i investimeve të huaja në vend janë në shifrat më të larta krahasuar me 10-vjeçarin e fundit. Ky projektligj u miratua me 73 vota Pro” sqaron Kuvendi.