-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hamasi liron 3 pengje, Izraeli liron 183 të burgosur palestinezë

Kryesoret

Ditën e sotme militantët e grupit Hamas liruan të tre burra që po mbaheshin peng në Rripin e Gazës. Ndërsa Izraeli liroi 183 të burgosur palestinezë si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi që i dha fund luftimeve 15 mujore në Gazë.

Militantët i dorëzuan zyrtarëve të Kryqit të Kuq në qytetin Khan Younis, Yarden Bibas si dhe francezo-izraelitin Ofer Kalderon. Ndërsa amerikano-izraeliti Keith Siegel, i cili dukej i zbehtë dhe i dobët, iu dorëzua Kryqit të Kuq të shtunën në mëngjes, në qytetin e Gazës, në veri.

Të tre u rrëmbyen gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, që shkaktoi luftën. Lirimi i tyre e çon në 18 numrin e pengjeve të liruar që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.

Zyrtarët e burgjeve izraelite njoftuan lirimin e të 183 të burgosurve palestinezë të shtunën. Rreth 111 të arrestuar pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, u liruan në Gazë. Të tjerë u kthyen në Bregun Perëndimor ku u pritën me brohorima.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit