Tirana dhe Elbasani barazuan 1-1 në javën e 23-të në Superligë. Jarmouni kaloi bardheblutë në avantazh në minutën e 13-të, ndërsa Musta barazoi shifrat në minutën e 73-të.
Kështu me këtë barazim, Elbasani mban vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa Tirana renditet e parafundit me 22 pikë.
Ndërsa me të njëjtin rezultat u mbyll ndeshja mes Dinamos dhe Skënderbeut. Rashica kaloi korçarët në avantazh në minutën e 77-të me penallti, por 8 minuta më vonë Lorran barazoi shifrat me kokë.
Kështu Dinamo mban vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i fundit me 20 pikë.