-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia ajrore në Filadelfia, 6 viktima nga rrëzimi i avionit mjekësor

Kryesoret

Një avion ambulancë që po transportonte një paciente që kishte marrë trajtim mjekësor, nënën e saj dhe 4 anëtarë ekuipazhi, u rrëzua në një lagje të Filadelfias, rreth 30 sekonda pasi ishte ngritur në ajër.

Kryetarja e bashkisë së Filadelfias Cherelle Parker konfirmoi numrin e viktimave nga rrëzimi i avionit mjekësor. Ajo tha se gjashtë pasgjerët kanë mbetur të vrarë, mes tyre një nënë dhe vajza e saj 12-vjeçare dhe katër anëtarët e ekuipazhit.

“Të gjashtë pasagjerët janë vrarë në një avion mjekësor që u rrëzua në një lagje të Filadelfias të premten mbrëma, duke përfshirë një nënë dhe vajzën e saj”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryetares së bashkisë.

Ajo tha se shumë persona në lagjen ku u rrëzua avioni janë plagosur, pasi avioni ra në një zonë të banuar dhe shpërtheu në flakë.

Pacientja 12-vjeçare kishte ardhur nga Meksika për tu kuruar për një sëmundje që i rrezikonte jetën dhe po transportohej për në shtëpi. Destinacioni i avionit ishte qyteti Tijuana në Meksikë.

VIDEO dramatike/ Momenti kur avioni bëhet copë copë në Amerikë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit