Dy ditë më parë një lëndë plasëse është vendosur në një banesë në Nikël, në lagjen Zezë.
Pasditen e djeshme 51-vjeçari me iniciale Sh.M., ka njoftuar policinë se në afërsi të rrethimit të jashtëm të banesës së tij në Nikal ka konstatuar 2 kallëpe që dyshohet si lëndë plasëse dhe fitil zjarr përcjellës.
Këto u sekuestruan nga policia si cilësi të provës materiale. Pronari i banesës nuk njihet si persson problematik po të ketë konflikte të hapure me ndonjë person dhe kjo e bën më të vështirë punën për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.