Inida Gjata, kryetare e Aleancës Kombëtare Shqiptare, e ftuar në lidhje Skype në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, apeloi për largimin e klasës së vjetër politike, duke theksuar se listat e mbyllura janë mekanizma të rrezikshëm dhe dyshues.
Ajo nënvizoi se nuk do të kandidojë për zgjedhjet e 11 Majit, duke shtuar se kjo është një klasë politike që duhet zhdukur nga sistemi.
“Listat e mbyllura janë për të futur aty hallat, tezet, dajat, gjyshet. Mekanizma të rrezikshëm dhe dyshues, pse duhet të jetë kështu, listat e mbyllura do mësohen kur të nisë fushata. Iku koha e të vjetërve. Unë nuk do kandidoj fare, nuk do jem në listë. Këta janë një klasë politike që duhen zhdukur nga sistemi fare”, tha Gjata.