Pano Sako nga nisma “Thurje”, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, ka folur për situatën e mundshme zgjedhore, duke theksuar se, ndërkohë që një pjesë e madhe e votuesve do të manipulohen, një pjesë e vogël do të ketë mundësinë të votojë lirisht dhe të sjellë ndryshime.
“Besojmë se do të shkojmë në votim me 1.6 milionë votues. Nga këta, 20% janë njerëz të lirë. Një milion, e di, do të manipulohet, do të shihet, do të marrë miellin, do të marrë vendin e punës, do të shantazhohet, do të ketë doganierin, tatimorin. E di që një milion është kështu. Ama, 20% është votë e lirë, nga kjo vjen ndryshimi. Ne jemi sot për herë të parë dhe nuk besoj se ka njeri që do të thotë ‘Po, nuk kam kë të votoj’. O ke sot, ke të votosh si të duash ti. Nuk është në zgjedhje ‘se unë ia dhash Edi Ramës apo Sali Berishës, se nuk kam kë të votoj,’ jo zotëri, ti ke kë të votosh.”