Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti Ambasadorin Michel Tarran, kryetar i OSBE-së në Shqipëri, për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mëtejshëm. Tarran vlerësoi angazhimin e Policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, duke siguruar mbështetje për forcimin e kapaciteteve të saj.
Proda e njohu Ambasadorin me prioritetet e Policisë për vitin 2025, duke përfshirë trajnimin e policisë për zgjedhjet që priten, si dhe përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet.
Ai garantoi se Policia e Shtetit do të mbetet e paanshme dhe e baraslarguar nga çdo subjekt politik, duke theksuar angazhimin për ruajtjen dhe konsolidimin e besimit të fituar gjatë zgjedhjeve të kaluara.
Të dy theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe krijimin e Këshillave të Sigurisë Vendore në të gjithë vendin.