Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kakavijë pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur 44 steka cigare pa pullë fiskale.
Dyshohet se cigaret ishin kontrabanduar nga Greqia. Policia e Gjirokastrës bën të ditur se shërbimet e saj në pikën kufitare të Kakavijës zbuluan mallin e paligjshëm dhe sekuestruan cigaret.
Personi i arrestuar, M. N., banues në Tiranë, do të përballet me akuzat për kontrabandë.