-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja Metamorfoza, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 6 të akuzuarit

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të akuzuarit e grupit të trafikut të drogës, i cili u godit në muajin nëntor të vitit 2023 nga SPAK.

Kërkesa u pranua e gjykim të shkurtauar për Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe Dedan Gjoni.

Ndërsa ish zëvendësi i drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçanin dhe ish efektiven e policisë, Jonida Babameto do të gjykohen me proocedurë të zakonshme.

Gjithashtu gjykata shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Breçanit dhe Babametos në Gjykatën e Tiranës.

Erzen Breçani në sallën e gjyqit u shpreh se nuk mund të pranojë të gjykohet me provat e paraqitura nga SPAK.

“Unë dua të gjykohem me procedurën e zakonshme. E njoh shumë mirë hetimin dhe në dijeninë time, ky që është pas meje, Bujar Ajeti që e njoh që kur ishim fëmijë, më pas edhe tek RENEA, në dijeninë time nuk ka qenë ky person në kërkim nga shteti shqiptar. Unë kam arsyet e mia pse unë nuk e pranoj gjykimin e shkurtuar. Bujar Ajeti ka qenë i shoqëruar disa herë, ka kaluar kufirin me pasaportë. Unë kam ndjekur kriminelët gjithë jetën time, nuk kam përse të përkrah këtë kategori tani. Nuk mund ta pranoj që unë të gjykohem me këto prova që janë paraqitur. Për akuzën e “pastrimit të parave”, as më ka shkuar në mend dhe as kam pastruar para. SPAK thotë vetë që nuk kemi mundësi financiare dhe është e vërtetë, paratë për hidrocentralin ia kemi marrë vëllait që ka 25 vite, me disa biznese”, ka thënë Breçani.

Ai akuzohet për pastrim parash në bashkëpunim dhe përkrahje të krimit. Breçani dyshohet se ka ndihmuar të akuzuarin si vrasës me pagesë Nuredin Dumani. Ndërsa ish-oficeri Dedan Gjoni, akuzohet si anëtar i organizatës kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit