-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Leka Bungo: “Kanceri” dhe bëmat brenda RTSH-së, gara për kryetar shkelje të rënda

Kryesoret

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë mori sot dëshminë e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH. Gara është pezulluar për parregullsi. Kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo akuzoi se paligjshmëria në garën për kreun e RTSH-së është e hapur.

Paligjshmëria në procesin e zgjedhjes së drejtorit të ri të RTSH-së është koshiente, pasi të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues e dinë mirë se zgjedhja e një kandidatura si Aurora Polo, që është kandidatja në garë me një tjetër nuk plotësojnë kriterin kryesor për zgjedhjen e drejtorit të ri.

Por kjo paligjshmëri ka filluar shumë më parë nga Aurora Polo, e cila e propozuar nga Alfred Peza bën zv/ drejtoreshë për arsye të kundërshtimit të të njëjtit ligj nuk duhej zgjedhur. Unë e kam refuzuar, e kam deklaruar, por me shumicë votash në KD u zgjodh. Ligji që pengonte zgjedhjen e saj është i njëjti që pengon atë të zgjidhet tani.

Neni thotë, se drejtori, zv/ drejtori dhe drejtuesit e njësive administrative të RTSH duhet të kenë të njëjtin suport ligjor, duhet të kenë mbi 10 vite punë dhe jo më pak se 5 vite në median e shkruar apo audiovizive.

Gjithashtu duhet të kenë diploma, të profilit të tyre, në rastin konkret është e shkelur edhe kjo. Në RTSH mungon transparenca dhe ky është kanceri i këtij institucioni. Është mbajtur e mbuluar për të lënë të dalin në shesh bëmat e atyre që kanë drejtuar këtë institucion” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit