Në datën 3 shkurt 2025, mbyllet merkatoja e dimrit për pesë ligat më të forta të Europës. Tregu i transferimeve për këtë periudhë ka nisur në janar dhe përfundon sot pas një muaji të mbushur me negociata dhe lëvizje të shumta lojtarësh.
Në Premier League, afati kalimtar është hapur më 1 janar dhe do të mbyllet sonte në orën 24:00, për herë të parë që shtrihet deri më 3 shkurt për të lejuar më shumë kohë për marrëveshje.
Po ashtu, në La Liga dhe Serie A, transferimet do të mbyllen po ashtu sot në orën 24:00 dhe 20:00 përkatësisht.
Bundesliga dhe Ligue 1 janë të fundit që mbyllin dritaren e transferimeve, respektivisht në orën 18:00 dhe 23:00.