-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: 47 milionë shërbime nga e-Albania, AI do të menaxhojë shërbimet për qytetarët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një pjesë nga fjalimi i tij në Kuvendin Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste, ku theksoi se e-Albania ka ofruar 47 milionë shërbime dhe se Diella, asistentja digjitale e krijuar nga AKSHI, do të kryejë të gjithë procesin e marrjes së shërbimit për qytetarët përmes inteligjencës artificiale.

“Së shpejti Diella, asistentja e digjitale e E-albania që u krijua nga AKSHI, përmes inteligjencës artificiale do të kryej vetë të gjithë procesin e marrjes së shërbimit për llogari të qytetarit, dhe jo në vitin 2030, por në gjysmën e dytë të këtij viti të gjithë do të shohin se nuk do të jetë më nevoja për t’i shkruar, as për tu penguar në atë procesin e kërkesës për shërbim, por do të mjaftoj Diellës një facetime dhe Diella do e bëjë të gjithën.

47 milionë shërbime ka dhënë e-Albania, gjatë këtyre viteve, 47 milion rrugë për të shkuar në një sportel dhe 47 mln qëndrime në rrallë dhe kontakte me punonjësin tek sporteli dhe këto shërbime janë marr nga celulari nga shqiptarët jashtë dhe brenda vendit që kurrë s’do mundnin që të merrnin shërbime pa marr avionin dhe pa ardhur në Shqipëri“,  tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit