-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, nuk paraqitet në seancë Dritan Rexhepi

Kryesoret

Dritan Rexhepi nuk është paraqitur në seancën gjyqësore për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës. jan prenga u rrëmbye dhe u zhduk në janar të vitit 2020 në zonën e Kamzës. Sipas avokates së tij ai nuk u paraqit sepse duhej të shoqërohej të premten nga paraburgimi i Fierit në drejtim të 313. Avokatja ka kërkuar që seancat të caktohen në ditë të tjera dhe jo të hënën dhe të premten.

Ndërkohë SPAK paraqiti provat shkresore me 13 faqe, ku përfshiheshin edhe vendi i ngjarjes, ku vërtetohet se viktima është Jan Prenga. Në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku dhe janë krasuar me ADN-në e nënës së tij dhe kanë rezultuar të përputhshme.

Gjatë hetimeve janë paraqitur edhe provat filmike nga disa biznese ku shikohet ndjekja e intinerarit të autorëve. Pamjet tregojnë se viktima ishte mbajtur nën vëzhgim për disa ditë para rrëmbimit. Automjeti Land Rover i autorëve të dyshuar ka ndjekur automjetin e viktimës konkretisht në datat 15, 16 dhe 17 janar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit