Ish-ushtari britanik, Daniel Khalife, është dënuar me 14 vite e 3 muaj burg për spiunazh në favor të Iranit dhe për arratisje nga burgu.
Khalife kishte shkaktuar një alarm të madh kur u arratis nga burgu Uandsuorth, por u kap pas tre ditësh në një zonë perëndimore të Londrës.
Gjykata e Uoolëich Croun e gjeti atë fajtor për veprat e spiunazhit dhe arratisjes, ndërsa gjykatësja Justice Cheema-Grubb e cilësoi Khalife si një “budalla të rrezikshëm” dhe një individ që ka shkelur betimin e tij për shërbimin në ushtrinë britanike.