Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të ndalë fondet për Afrikën e Jugut pas miratimit të një ligji që lejon sekuestrimin e tokave pa kompensim.
Ky ligj, i nënshkruar nga Presidenti Cyril Ramaphosa, ka shkaktuar shqetësime ndërkombëtare, pasi mund të sjellë pasoja të ngjashme me ato në Zimbabve.
Qeveria e Afrikës së Jugut ka mohuar se ka ndodhur konfiskimi i tokave, por Trump ka kërkuar një hetim të plotë për këtë çështje.