Policia ka reaguar për ndarjen nga jeta të Baba Hekuran Nikollarit në moshën 61-vjeçare.
Sipas policisë Baba Hekuran Nikollari u gjet pa shenja jete rreth orës 22:00 në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”. Në trupin e Baba Hekuran Nikollarit nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet se ai ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Ndërkohë pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes nga jeta.