Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi takime me personalitete të shquara europiane gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e CDU-së në Gjermani.
Gjatë vizitës, ai u takua me Doris Pack, të cilën e quajti “mike të shqiptarëve”, dhe Elmar Brok, ish-Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, duke theksuar kontributin e tij për Shqipërinë.