-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Euro U-21″/ Serbi i Partizanit: Në të gjithë botën do të flitet për Shqipërinë dhe Serbinë

Kryesoret

Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic komentoi vendimin e UEFA-s, që i dha Shqipërisë organizimin e Europianit U-21 për vitin 2027. Tekniku deklaroi se është lajm i shkëlqyer, duke thënë se do të jetë motivim ekstra për dy vendet. Sipas tij, iniciativa duhet mbështetura, ndërsa shtoi se në të gjithë botën do të flitet për Shqipërinë dhe Serbinë.

“Mendoj që është një lajm i shkëlqyer, fillimisht për aspektin sportiv, por edhe për aspektin ekonomik të dy vendeve. Kjo duhet të jetë edhe motivim ekstra për të dy vendet. Do isha shumë i lumtur që ky të ishte kampionati më i mirë i organizuar nga eksperiencat në botën e futbollit.

Besoj që do jetë një mesazh i shkëlqyer. Mendoj që të gjithë ne trajnerët dhe ju mediat që jemi pjesë e futbollit duhet ta përkrahim në maksimum këtë iniciativë. Personalisht do të doja që të gjithë të mendonin kështu. Normalisht nuk e kam fuqinë për ti detyruar të gjithë. Paramendoj që në të gjithë botën do të flitet për Shqipërinë dhe Serbinë.

Po shoh këtu që po riformatohen stadiumet dhe po përmirësohen strukturat. Edhe Serbia ka ndërtuar 3 stadiume të reja. Në raport me këtë do ketë shumë fëmijë që do merrem me sport dhe nuk do të jenë pjesë e rrugës. Ata fëmijë që do të merren me sport, sigurisht që do të kenë edhe idhujt e tyre. Po ta marrim në tërësi mendoj se është diçka fantastike”, u shpreh Veselinovic.

UEFA vendos! Shqipëria dhe Serbia organizatorë të Kampionatit Europian U-21 2027

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit