Një i burgosur është arratisur gjatë natës nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Ai është Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje.
Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe ka hapur hetime për zbardhjen e rastit.
Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë.