Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka zhvilluar një takim me Të ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn. Hoxha shprehet se në takim ka raportuar mbi detyrat dhe përgjegjësitë për procesin elektoral të 11 majit.
“E informova znj. VanHorn mbi angazhimin e strukturave të Ministrisë së Brendshme, posaçërisht Policisë dhe zyrës së Gjendjes Civile, në raport me detyrat dhe përgjegjësitë për procesin elektoral të 11 Majit, si dhe me disa të dhëna nga sondazhi i fundit që mat perceptimin e publikut për sigurinë dhe punën e Policisë,” thotë Hoxha.
Ministri i ka shprehur falenderimet VanHorn në lidhje me kontributin e palës amerikane dhe partneritetin mes policisë dhe agjenscive të tjera ligjzbatuese në mënyrë të sigurisë së qytetarëve në dy vendet.