-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Vetëvendosja mbron kufijtë e Kosovës, pushkat i kemi plot

Kryesoret

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar gjatë një tubimi elektoral në Podujevë se populli e di se kush i mbron kufijtë e Kosovës.

Kurti ka shmangur përmendjen e kritikave të Richard Grenell dhe ka përqendruar fjalimin e tij në përkushtimin e Vetëvendosjes për mbrojtjen e territorit të Kosovës, duke u shprehur se nëse do të ishin partitë e tjera, do të kishte pasur probleme në komunat kufitare.

Ai shtoi se Kosova ka një moral të lartë dhe duhet të ruajë gatishmërinë për çdo mundësi.

“Po të ishin ato partitë e tjera, do të kishte qenë problem me këto komunat kufitare. Kur e ke kojshinë e keq, duhet të mbash moralin lart dhe pushkën plot”, tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit