Ditën e sotme ka ndërruar jetë Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari.
Lajmi konfirmohet nga burime policore teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Ndërkohë pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë më shumë mbi shkaqet e vdekjes së 60 vjeçarit.
Trupi i pajetë i klerikut bektashi do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.
Ndërsa drejt Përmetit janë nisur edhe përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, për të mbikëqyrur nga afër të gjithë procesin.