Kryeministri Edi Rama në live sot në rrjetin social u përgjigj pyetjeve të komentuesve në lidhje me shëndetësinë. Rama u shpreh se spitalez kanë pësuar një transformim rrënjësor dhe ndryshimi është i pakonceptueshëm.
Ai nënvizoi që ka nisur një partneritet strategjik me 1 nga 10 spitalet më të mira në gjithë botën.
“Jo vetëm që nuk kam arsye për të shmangur, kam shumë gjëra për të thënë. Qindra familje janë pronarë me tapi të ndërtimit të bërë me shumë sakrifica. Nuk janë të gjithë të legalizuar, procesi vazhdon që flasim. Nuk është se kemi mbetur te ata që ishim atëherë. Ka disa kërkesa procesi, për shëndetësinë flas. Mjafton të shkosh në QSUT edhe në spitale të tjera nga Shkodra, Vlorë, Fier, Durrës, të shikosh çfarë transformimi rrënjësor është bërë. Shumëkush nuk ka shkuar në këto vite vazhdon kujton spitalet e kohës së rrumpallës dhe i bie të njëjtës daulle. Ndryshimi është i pakonceptueshëm.
Unë dy herë jam operuara në spitalin e sëmundjeve të brendshme. Nuk ka asnjë ndryshim me të gjithë pacientët jashtë. Kjo nuk do të thotë që nuk ka probleme. Lajmi i mirë që te Onkologjiku ku u shfaq një tumor i rëndë i korrupsionit, ne tani kemi një partneritet strategjik me 1 nga 10 spitalet më të mira në të gjithë botën. Kemi nisur një proces total transformimi në çdo aspekt, me spitalin SHIBA të Izraelit. Do shtrihet në gjithë QSUT, në 2030 të jetë spitali i ekselencës spitalore në rajon. Për shumëkënd nuk do jetë nevoja të shkojnë askund”. tha kryeministri.