Një ditë më parë dy vëllezërit Sabri dhe Novruz Velaj janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në fshatin Çorrush të Mallakastrës. Ata janë gjetur nga banorët e lagjes.
Sipas policisë së Ferit, dy vëllezërit kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale katër ose pesë ditë më parë. Dy vëllezërit të moshave 90 dhe 85 vjeç ishin të pa martuar dhe jetonin në një godinë në dhoma të veçanta.
Njëri nga ata ka tentuar që të veshë ose të heqë pantallonat por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në dysheme ku ka goditur kokën, Si pasojë nga hetamoma dhe mosha ka ndërruar jetë. Ndërsa vëllai tjetër ishte i paralizuar dhe dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka tentuar që ta shpëtojë atë. Sipas burimeve të policisë ata kanë ndërruar jetë rreth 5 ditë më parë.