-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klubi turk Trabzonspor në gjurmët e Manaj, mundësia e një transferimi

Kryesoret

Rei Manaj mund të ndërrojë skuadër gjatë kësaj periudhe merkatoje, edhe pse ka rinovuar kontratën me Sivasspor deri në vitin 2026. Sipas mediave turke, klauzola prej 4 milionë eurosh në kontratën e tij e bën atë një opsion tërheqës për klubet kryesore turke.

Një prej tyre, Trabzonspor, po shqyrton mundësinë e transferimit të Manajt për të forcuar sulmin. Ky klub ka nevojë për një zëvendësues për Benza, i cili pritet të largohet gjatë verës. Manaj është parë si një opsion i vlefshëm për të zëvendësuar kongolezin dhe për t’u integruar në sistemin e ekipit.

Tashmë, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen negociatat gjatë ditëve të fundit të merkatos në Turqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit